U lëshua në përdorim rruga e re e asfaltuar në fshatin Raven

Gostivar, me 7 Prill – 2016

Ka vijuar promovimi i investimeve të shumta të realizuara nga ana e Komunës së Gostivarit. Inuagurimi i radhës u bë në fshatin Raven si një nga pesë fshatrat më të mëdha të Komunës së Gostivarit.

Në prani të banorëve lokal, kryetari Bejta lëshoi në përdorim rrugën e re të asfaltuar në vendin e quajtur Kodra të fshatit Raven.

Duke folur për investimin në fjalë, kryetari z. Nevzat Bejta bëri me dije që rruga ku paraprakisht u ndërtua kanalizimi fekal dhe rrjeti i ujësjellësit, është e gjatë rreth 200 metra, me gjerësi rreth 3 metra, kurse vlera e investimit është mbi 960 mijë denarë.

“Kemi investuar në të gjitha vendbanimet e Komunës së Gostivarit. Sot jemi këtu që bashkë me qytetarët e fshatit Raven ta promovojmë asfaltimin e rrugës tek vendi i quajtur Kodra. Rruga është e gjatë rreth 200 metra, me gjerësi rreth 3 metra, dhe vlera e investimit është mbi 960 mijë denarë apo mbi 15 mijë euro”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Kryetari Bejta njoftoi edhe për investimin e radhës në fshatin Raven ku po zhvillohen punimet për asfaltimin e dy rrugicave të tjera brenda fshatit.

Në fshatin Raven po ashtu u bë ndërrimi i çatisë së shkollës fillore, si dhe u vendos Stacioni pritës për autobusët.

Për investimet e kryera nga Komuna e Gostivarit, banorët e fshatit u shprehën mirënjohës për kryetarin, z. Nevzat Bejta, i cili, siç thanë ato, të gjitha premtimet elektorale i bëri realitet./Radio Vala07_04_2016_rruga_fshati raven

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: