Panair i prodhimeve tradicionale nga rajoni i Pollogut

Shkup, 7 prill 2016
Ushqim tradicional, torta të dekoruara, krem shtëpie, gjalpë organikë, sapunë nga qumështi i dhisë, mjaltë dhe vajra bimësh, kozmetikë natyrale prodhim artizanal, stoli unike ari nga filigrani, veshje tradicionale dasmash shqiptare, tryeza të vjetra, karrige dhe lloje tjera të mobiljeve, janë vetëm një pjesë nga prodhimet e ekspozuara në panairin “Pollog: natyrë, kulturë, aventurë”, i hapur sot në Qendrën për disenj “Dhoma publike”.
Panairi është organizuar nga grupi lokal aksionar (LAG) Bogovinjë -Brevenicë, në partneritet me projektin e USAID-it për zgjerim të bizneseve të vogla dhe mbështetje financiare të qeverisë franceze.
“Rajoni i Pollogut është shtëpi e një numri të madh të bizneseve të vogla të cilat ofrojnë edhe prodhime tradicionale dhe inovative. Ky panair është mundësi ata të prezantohen para konsumatorëve potencial, por njëherit edhe ta promovojnë gastronominë e mirë dhe kulturën rajonale”, theksoi drejtori i USAID-it në Maqedoni Xhejms Stain.
Duke theksuar se bizneset e vogla janë shumë të rëndësishme për ekonominë, zëvendësambasadorja e Zvicrës Katerina Shtoker e theksoi rëndësinë nga qëndrueshmëria e tyre, rritja dhe zhvillimi.
Posaçërisht gëzon fakti, shtoi, që ka aq shumë biznese të zhvilluara nga gratë dhe sipërmarrësit e rinj.
“Pikërisht këtu rajoni i Pollogut ka potencial të madh i cili nuk është shfrytëzuar mjaftueshëm. Pollogu gjithashtu, zhvillohet edhe në një nga destinacionet më të mirqa për turizëm aktiv. Qeveria e Zvicrës e mbështet këtë proces përmes ndihmës së bizneseve të vogla ta përmirësojnë cilësinë e roleve të tyre me investime në infrastrukturë më të mirë dhe lidhjen e Maqedonisë me tur-operatorë ndërkombëtarë” , theksoi Shtoker.
Panairi do të jetë i hapur deri të shtunën, më 9 prill dhe ky është i pari nga seria e ngjarjeve që i organizojnë grupet lokale aksionare qëllimi i të cilave është stimulimi i zhvillimit ekonomik në zonat rajonale./Radio Vala07_04_2016_panair_pollog

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: