Shpenzimet për jetesë në mars janë rritur për 0,1 për qind

Shkup, 7 prill 2016 – Shpenzimet e jetesës në mars janë rritur për 0,1 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 0,2 për qind në krahasim me shkurtin e këtij viti.

Enti Shtetëror për Statistikë sot publikoi se rritja e shpenzimeve për jetesë u referohet indekseve më të mëdha të frutave të freskëta dhe të ftohta, vezëve, perimeve të thata, perimeve të tjera të konservuara dhe të përpunuara, sheqerit, marmelatës, mjaltit, çokollatës dhe produkteve konditore, peshkut të freskët dhe të ftohur si dhe produkteve të tjera ushqimore.

Rritje e shpenzimeve të jetesës është vërejtur edhe te karburantet e lëngshme për amvisëritë, pajisjet fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike, meritat e tjera për pajisjen e transportit personal, kopshtet, bimët dhe lulet, pjesët rezerve dhe pajisjet për transport personal, transportin e pasagjerëve me aeroplan, mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të banesës dhe aranzhmaneve turistike…

Zvogëlim të shpenzimeve për jetë ka te perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç te patatja, te vaji dhe yndyrërat, orizi, qumështi dhe pemët e ngrira, pijet joalkoolike dhe përpunimet e tjera të mishit. Në mars ka ulje te shërbimet spitalore, tepsitë dhe mbulesat e tjera për dyshemenë dhe mbathjet.

Në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar shpenzime për jetesë janë zvogëluar për 0,4 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 1,1 për qind. /Radio Vala07_04_2016_shpenzime

 878 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: