Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, uron për festën e 8 Marsit

Të gjitha festat festohen nga të gjithë pa dallim gjinie dhe moshe, e veçantë është shënimi i Festës së 8 Marsit sepse feston e gjithë gjinia femërore në mbarë Globin.

Pa barazi gjinore dhe pa integrim real të grave në jetën shoqërore nuk mund të ketë një shoqëri të  drejtë, solidare dhe evropiane.

Shpreh besimin dhe bindjen që kontributi intelektual dhe jetësor i femrës, veçanërisht i gruas shqiptare, mbetet një përbërës i rëndësishëm për shoqërinë tonë në përgjithësi.

Shfrytëzoi rastin që të gjithë grave të ua uroj 8 Marsin, me dëshirën për shëndet, suksese dhe mbarësi të gjithanshme në jetën e tyre.

Nevzat Bejta,

Kryetar i Komunës së Gostivarit 

 

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: