Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, Ylber Ademi ua uron Ditën Botërore të Shëndetit

Gostivar, me 7 Prill – 2016

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gostivar “Ferid Murad”, dr. Ylber Ademi, me rastin e 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndet të gjithë të punësuarve në këtë spital ua uroj këtë ditë të rëndësishme të sferës së mjekësisë.

“Dita Botërore e Shëndetit kujtohet në 7 Prill, e cila shënon dhe ditën e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (7 prill 1948). Dita Botërore e Shëndetit është një rast i mirë për informim dhe diskutim rreth shëndetit në Botë. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. 7 prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH-së, kështu që kjo ditë kujton pikërisht atë moment të rëndësishëm të funksionimit të kësaj organizate ndërkombëtare. Që prej vitit 1950, Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror. Sivjet, OBSH në Ditën botërore të shëndetit, 7 prillin 2016, përqendrohet tek diabeti, nga shkaku se epidemia e diabetit po rritet me hapa marramendëse në shumë vende të Botës. Qëllimet kryesore të fushatës së Ditës botërore të shëndetit 2016 do jetë vetëdijesimi për rritjen e numrit të personave me diabet, ngarkesën dhe pasojat e tij, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare. Shfrytëzoi nga rasti që të gjithë të punësuarve në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad”, në Gostivar, të ua uroj këtë ditë të rëndësishme ndërkombëtare në sferën e mjekësisë”, thuhet në mesazhin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm “Ferid Murad”, Gostivar, Ylber Ademi.

/Radio Vala

07_04_2016_ylber_ademi

 2,322 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: