Bejta: 3 vjet nga fitorja e 7 Prillit të vitit 2013, qytetarët mbështeten Programin ta Bashkë ndërtuar Gostivarin

Gostivar, me 7 Prill 2016

Sot plotë para tre vitesh me 7 Prill 2013, qytetarët e Komunës së Gostivarit dolën dhe fuqishëm e mbështeten Platformën dhe Programin Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe mua si kandidat për kryetar komune, me moton Bashkë Ndërtojmë, thuhet në mesazhin e kryetari të komunës së Gostivarit, me rastin e 3 vjetorit të fitores së 7 Prillit.

“Ne ofruam program të realizueshëm, konkret, të shkruar në bashkëbisedim me banorët e çdo vendbanimi të komunës së Gostivarit. Programi filloi të realizohet menjëherë ashtu siç patëm premtuar, një ditë e më parë, sepse çdo gjë që shkruam e menduam mirë se edhe duhet ta realizojmë. Sot tre vite nga fitorja e 7 Prillit, qytetarët e Gostivarit janë dëshmitarë të asaj që kemi bërë. Falënderoj qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe, duke na dhënë mandatin për ta Bashkë ndërtuar Gostivarin. Me mbështetjen tuaj do vazhdojmë ta Bashkë Realizojmë, Bashkë Ndërtojmë komunën tonë. Unë e dua Gostivarin”, thekson Nevzat Bejta
Kryetar i komunës së Gostivarit.

K.S /Radio Vala

07_04_2016_nevzat_bejta_7_prill_2013_fitore

 780 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: