Ahmeti: Zgjedhjet janë fillimi i zgjidhjes së krizës

Shkup, 6 prill 2016

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në selinë e BDI-së në Tetovë ambasadoren e Belgjikës, Anik Van Kalster.

Kryetari Ahmeti dhe ambasadorja belge diskutuan për krizën politike, Marrëveshjen e Shkupit, integrimin euroatlantik si dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Siç thuhet në kumtesë, Ahmeti i shprehu ngushëllime ambasadores belge për viktimat e sulmit terrorist në Bruksel dhe e dënoi sulmin e tmerrshëm ndaj kryeqendrës së BE-së dhe NATO-s.

Ahmeti njoftoi ambasadoren mbi ecurinë e zhvillimeve në vend duke thënë që shtyllat kryesore të Marrëveshjes janë zbatuar dhe kërkoi angazhim maksimal nga partitë politike për ta përkrahur Komisionin Shtetëror Zgjedhor në ppërgatitjen e zgjedhjeve të 5 qershorit.

Zgjedhjet e lira, demokratike dhe të besueshme janë fillimi i zgjidhjes së krizës dhe i zbatimit të reformave sistemore në çka BDI do të insistojë me këmbëngulje.

Zgjedhjet gjithashtu do të zhbllokojnë procesin integrues dhe do të sjellin stabilitet dhe siguri.

Ahmeti njoftoi mysafirën edhe për qëllimet e errëta për ta nxitur BDI-në në irracionalitet ndaj Marrëveshjes së Shkupit, por këto fabrikime qytetarët i kanë qarta, ndërsa as partitë e tjera politike nuk duhet të bëhen pjesë e këtyre skenareve./Radio Vala

06_04_2016_ahmeti_kalster

 963 total views,  3 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: