Kupa e Unionit 2016 në Zvicër do të mbahet me 18 Qershor në Gjenevë

Bernë, me 6 Prill 216

Për herë të dytë me radhë në Zvicër do të mbahet Kupa e Unionit në futboll, organizuar nga Unioni i Klubeve Shqiptare në Zvicër, ndërsa kësaj radhe do të mbështetet financiarisht edhe nga Ministria e Diasporës së Kosovës.

Kryetari i UKSHZ-së, Skender Thaqi, në një prononcim për Radio Vala, thotë që sivjet Kupa e Unionit do të luhet në Gjenevë.

“Do të marrin pjesë dhjetëra ekipe shqiptare që garojnë në Zvicër. Organizimin e këtij eventi këtë vit do ta organizoje FC Kosova e Gjenevës. Kupa e Unionit do të zhvillohet me 18 Qershor 2016, në Centre Sportif – Geneve”, tha ekskluzivisht për Radio Vala, kryetari i UKSHZ-së, Skender Thaqi.

Fituesi i Kupës së Unionit në Zvicër do të përballet me fitues e Kupës së Unionit në Gjermani në finalen e Kupës së Diasporës.

K.S /Radio Vala

06_04_2016_kupa_e_unionit_2016

 827 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Hendbollistja Belma Beba në Sportin Shqiptar në Mërgim 42

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 42-të Bashkëbiseduese: Belma Beba, hendbollistë në Hendbolliste e HSG …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: