Ahmeti: BDI-ja do të marrë pjesë në zgjedhjet më 5 qershor

Shkup, me 8 prill 2016
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se ka pasur dhe ka krizë të thellë politike që me përfundimin e zgjedhjeve 2014 vendi hyri në krizë me barktisjen e Parlamentit të opozitës, megaskandali i përgjimeve dhe u desh ndërhyrje e fortë politike si ato vendore dhe ato ndërkombëtare për të lehtësuar zhvillimet në vend.
“Më 5 qershor do ketë zgjedhje, sepse nuk ka alternativë tjetër, në qoftë se ka ndonjë mendje të ndritur si koka e Zeusit le ta paraqesë atë alternativë. Më 5 qershor është sanksionuar (caktuar)data e mbajtjes së zgjedhjeve dhe dakordësi kanë dhënë gjitha focat parlamentare… Nuk kemi të bëjmë me dhënie apo mbajtje të fjalës, 5 qershor është dakorduar edhe me komunutetin ndërkombëtar, me gjithë miqtë tanë që të kontribuojmë në dobi të zgjidhjes së problemeve”, ka thënë Ahmeti në emisionin “Ruga drejt” në Alsat-M.
“LSDM dhe Zoran Zaev duhe të reflektojnë dhe të mbeten në proces në të mirë të partisë së tyre. Deklarata e tij është e ngutshme, ai duhet të jetë zëri i vetëm që duhet të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe t’i fusim gjerat në binarë”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti: Kemi futur në binarë shumë gjëra në këtë shtet
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin Rruga Drejtë… në Alsat-M flet për ndryshimet e fundit në BDI, ndryshimin e ministrave dhe krizën politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Filozofia popullore thotë se ma lehtë mund të bësh keq se sa të bësh mirë. Në këtë situatë nuk kemi qenë keq. Bashkimi Demokratik ka dhënë mund konstruktiv për zgjidhjen e krizës. Opozita u kthye në parlament, hyri në qeveri teknike, u themelua prokuroria speciale, dha dorëheqje kryeministri. Nuk ka qenë kaq e lehtë të fusësh në binar gjitha këto. Bashkimi Demokratik për Integrim shumë më lehtë e ka pas të hyp në shkallë dhe të shoh sehir”, tha Ahmeti.
Ahmeti: Bëj thirrje edhe njëherë, gjithçka ka për mua të publikohet
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti edhe njëherë ka thënë se gjithçka ka për mua, qoftë edhe biseda private le të publikohen.
Unë e kam përmendur edhe më parë se çështja e bombave ka dalur nga kontrolli dhe përgjimet kanë rënë në dorë të njerëzve që mund ta keqpërdorin për shantazhe të ndryshme.
Ahmeti pranon se BDI është këcënuar dhe se i janë kërkuar para për bombat
“Pa dashur të hyjë të detaje dua të pranoj se a patur kërcënime, ka patur oferta për blerjen e përgjimeve e gjëra tjera. Ky proces është kompromituar. Dhe zgjedhja e ministrave të rinjve ishte e domosdoshme në këto momente për të bërë një prerje”, u shpreh Ahmeti nw emisionin Rruga drejtë.
A do të dorëhiqet nga kreu i BDI-së, ja çka thotë Ahmeti
Lideri i BDI-së foli edhe për vetën nëse do të lë BDI-në dhe do të freskohet edhe kreu i saj. Sipas tij një ditë do të vij dikush tjetër sepse unë s’jam i pazëvendësueshëm.
“Unë nuk jam komod në karrige që mbaj në BDI, sepse unë harxhojë nga energjitë e mija për të drejtuar, për të qenë BDI-ja në binarë dhe rrugë të mbarë dhe për të menaxhuar me situata të ndryshme dhe zhvillime e procese, është kongresi ai që do të hap këtë temë. Nuk jam i përjetshëm unë mendoj për freskime, për njerëz të rinj. Një nga agjendat e mia është edhe freskimi që nga lart deri poshtë.
Unë s’jam i pazëvendësueshëm ” u shpreh Ahmeti./Radio Vala08_04_2016_ali_ahmeti

 981 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: