Pse foshnjat në mbarë botën flenë në kuti

Helsinki, 8 prill 2016
Kjo modë filloi në Skandinavi, ndërsa më pas u përhap në Britaninë e Madhe, ndërsa tani gjithnjë e më shumë foshnja flenë në kuti.
Tingëllon çuditshëm, por kutia fikse për foshnja u bë e njohur në botë për shkak se është praktike, e thjeshtë dhe mundësia për të shpëtuar mijëra jetë fëmijësh.
Disa maternitete në Britaninë e Madhe ua japin nënave të foshnjave që t’ju ndihmojnë financiarisht.
Kutia për foshnja në Finlandë tashmë është traditë, ndërsa çdo nënë në maternitet fiton nga një kuti që nga viti 1930. Në të ka gjëra për foshnjën – pelena, gërshërë, biberon, kozmetikë, rroba, libër për babain, ndërsa me vendosjen e dyshekut në të shndërrohet në shtrat për foshnjën.
Në kutinë e foshnjës ndodhet edhe një set medicinal, i cili i pengon infeksionet e foshnjave të cilat shpesh i marrin foshnjat, ndërsa kutia në mënyrë të konsiderueshme e ka zvogëluar numrin e rasteve të ngulfatjes te foshnjat, gjë që zakonisht ndodh për atë që foshnjat flenë në jastëk të rrethuar me lodra të ndryshme.
Megjithatë kutitë u bënë shumë të njohura madje kur Qeveria finlandeze u dhuroi një kuti princit Uilliam dhe Kejt Midellton pas lindjes së princit Xhorxh./Radio Vala08_04_2016_foshnjat_kuti

 767 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: