Bejli dhe Orav: Partitë dhe institucionet janë përgjegjëse për zgjedhje kredibile

Shkup, 8 prill 2016
Liderët partiak kanë përgjegjësi para qytetarëve të tyre që ta kthejnë vendin e tyre në rrugën euro-atlantike, me implementimin e marrëveshjeve politike dhe prioriteteve urgjente reformuese, theksojnë ambasadorët e SHBA-së dhe të BE-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe Aivo orav në deklaratën e përbashkët për shtyp lidhur me rrjedhën e përgatitjeve për zgjedhjet.

“BE-ja dhe SHBA-ja i mbështesin të gjitha partitë dhe pjesëmarrësit e tjerë në punën e tyre që të krijohen kushte për zgjedhje kredibile. Kjo përfshin pastrimin e listës zgjedhore, parandalimin e çfarëdolloj presioneve ndaj votuesve dhe sigurimin e mbulimit të drejtë medial. Përparim i caktuar ishte bërë në këto fronte, por mbetet punë e konsiderueshme. Përgjegjësia për t’u përgatitur zgjedhje kredibile nuk është vetëm e institucioneve shtetërore por edhe e partive politike. Gjashtë prilli ishte mundësi e lëshuar. Së bashku me partnerët e tjerë ndërkombëtar, BE-në dhe SHBA-në do të vazhdojnë ta mbështesin zhvillimin demokratik, përfshirë edhe zgjedhjet. E përshëndesim punën e KSHZ-së dhe përpjekjet e sektorit qytetar në arritjen e këtij qëllimi. Do të vazhdojmë prej së afërmi ta ndjekim zhvilimin e ngjarjeve dhe t’i ndajmë pikëpamjet tona”, shkruan në deklaratën e përbashkët të ambasadorëve Bejli dhe Orav. /Radio Vala08_04_2016_bejli_orav

 813 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: