Njëqind e dyzet e tre vjet hekurudhat në Maqedoni

Shkup, 9 prill 2016
Hekurudhat e Maqedonisë Transport SHA Shkup sot e shënuan 9 Prillin – Ditën e hekurudhave të Maqedonisë.
Më 9 prill të vitit 1873, treni i parë ka arritur në stacionin hekurudhor në Veles dhe atëherë ka filluar lidhja e Maqedonisë me pjesën tjetër të botës, lidhshja me hekurudhë që në atë kohë paraqiste arritje më e lartë teknike dhe teknologjike.
Nga ajo ditë në 143 vitet e deri më sot, siç theksojnë nga HM Transport, hekurudha kaloi nëpër shumë konflikte, luftëra, vështirësi, katastrofa natyrore, por edhe momente të bukura. Edhe krahas shumë turbulencave sistemi hekurudhor ka ekzistuar edhe deri më sot kur festohet Dita e punëtorëve të hekurudhave të Maqedonisë edhe atë për të 143-tën herë.
Nga kompania theksojnë se viteve të fundit ka cikël të investimeve në hekurudhë, filluan dhe përfunduan rikonstruimet e shumë hekurudhave ekzistuese, ndërtimi i Korridorit 8, rikonstruimi i stacioneve hekurudhore.
HM Transport SHA- Shkup të gjithë punëtorëve të hekurudhave dhe të gjtihë qytetarëve ua uron Ditën e hekurudhave të Maqedonisë./Radio Vala09_04_2016_hekurudha

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: