BDI: Objektivi kryesor, kultura dhe veprimtaritë e saj sa më afër qytetarëve

Shkup, 9 prill 2016 – Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar aktivitetet për përgatitjen e Platformës 2020 për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në kuadër të këtyre aktiviteteve sot u organizua debat në sferën e kulturës.

Shefi i Shtabit qendror zgjedhor Bekim Neziri theksoi se BDI vazhdon të punojë në përpilimin e Programit në mënyrë të hapur dhe transparente dhe të gjitha propozimet dhe sugjerimet do të jenë pjesë e Platformës finale.

“Përveç sugjerimeve dhe ideve që do të dalin nga takimi i sotëm, do të doja t’u informoj se BDI gjithashtu ka hapur edhe portalin Platforma 2020 ku të gjithë qytetarët mund të japin kontributin e tyre, të parashtrojnë pyetje apo të japin ide për çështje të cilat i tangojnë. Të njëjtat do të procesohen deri tek përfaqësuesit e sektorëve varësisht sipas temës dhe qytetarët do të marrin përgjigje për pyetjet e tyre, apo nëse kanë dërguar ide, të njëjtat do të merren parasysh për t’u inkorporuar në programin e BDI-së. Në kuadër të angazhimit të përgjithshëm në sferën e kulturës, do të theksoja se Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë me investimet kapitale, kultivimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, institucionalizimin e manifestimeve kulturore, veprimtari botuese, afirmimin e kulturës shqiptare, rritjen e kapaciteteve kadrovike etj.”, theksoi Neziri.

Në debatin, ku morën pjesë edhe grupet e interesit nga sfera e kulturës, prezantimin e programit në fjalë e bëri sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës dhe njëkohësisht udhëheqës i Sektorit të Kulturës Behixhudin Shehapi.

Objektivi kryesor, theksoi Shehapi, është që kultura dhe veprimtaritë e saj të jenë sa më afër qytetarëve. “Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të ketë efekte pozitive me atë që do të ngrihet kultura në një nivel më të lartë, por njëkohësisht popullatës do t’u afroheshin dhe ofroheshin shërbimet, të cilat u kanë munguar dhe u mungojnë dhe do të punësoheshin kuadro në këto institucione”, përfundoi Shehapi. /Radio Vala

09_04_2016_programi_kulture_bdi

 

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: