Stadiumi i qytetit në Tetovë fitoi fushën më moderne për lojë, konform standardeve më bashkëkohore

Tetovë, me 9 Prill 2016

Sot përfundimisht mbaruan punimet rreth fushës së gjelbër në stadiumin e qytetit, dhe prej nesër sportdashlsit do të munden të ndjekin ekipet tetovare të luajnë si nikoqire në qytetin e tyre.
Me mjete të siguruara nga projekti Hat-Ttrick, stadiumi i qytetit në Tetovë fitoi fushën më moderne për lojë, konform standardeve më bashkëkohore, thekson kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

“Gjithashtu është instaluar edhe sistem i integruar i ujitjes, si dhe është bërë edhe rikonstruimi i hapësirave zyrtare, banjove dhe zhveshtoreve. Në pjesën perreth stadiumit është instaluar rrjeti elektrik i paraparë për vendosjen e ndriçimit, i cili pritet të realizohet gjatë javës së ardhëshme.
Komuna e Tetovës gjatë ditëve në vijim do të hap procedurën e prokurimit për Partneritetin Publiko Privat, sipas të cilit është paraparë, firma e cila do të përzgjidhet të bëjë investim në rekonstruim të plotë të stadiumit, për sa i përket tribunave, ulëseve dhe infrastrukurës përreth stadiumit. Në këtë objekt sportiv ka më shumë se 20 vite që nuk është investuar si deri me tani, andaj ne me përkushtim të plotë do të arrijmë që të kthejmë krenarinë sportive në qytetin tonë”, ka deklaruar kryetarja Arifi.

/Radio Vala

09_04_2016_stadiumi_tetove

 762 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Hendbollistja Belma Beba në Sportin Shqiptar në Mërgim 42

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 42-të Bashkëbiseduese: Belma Beba, hendbollistë në Hendbolliste e HSG …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: