Jakupi:Referimi skandaloz, gjyqtari vendosi fituesin e ndeshjes!

Shkup, me 9 Prill 2016

Trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi është ndarë shumë i pakënaqur me referimin në ndeshjen Makedonija GJP-Gostivari, e cila përfundoi me rezultat 1-0, goli i shënuar në minutat shtesë të lojës. Jakupi deklaroi për “Lajm” se gjyqtari ka qenë skandaloz, duke mos e përfunduar ndeshjen deri sa të shënonte gola skuadra vendase.

“Referimi ishte skandaloz. Në fund të ndeshjes tregon katër minuta lojës shtesë, ndërsa e zgjati 7 minuta, derisa vendasit shënuan gol. Është mëkat kur futbollistët tanë gjatë tërë lojës kanë dhënë gjithcka nga vetja, kishim lojë raste, mirëpo referi kryesor Bobi Velickov nga Velesi ishte ai i cili e vendosi fituesin e lojës. Ai ka dëmtuar ekipin tonë në mënyrë tendencioz, duke ndikuar në humbjen tonë të pameritueshme. Megjithatë edhe përkundër humbjes ne do të luftojmë deri në fund që të sigurojmë mbijetesën në ligën e dytë”, deklaroi i mllefosur trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi.

Gostivari në këtë ndeshje mbeti edhe pa sulmuesin Ersen Sali i cili u ndëshkua me kartonë të kuq.

Në renditjen tabelore të ligës së dytë, Gostaivari renditet i parafundit me 23 pikë. /Radio Vala

09_04_2016_mensur_jakupi

 813 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: