Komunikacioni pa pengesa në të gjitha akset rrugore

Shkup, 11 prill 2016
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi – Udovë, Vinicë – Berovë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë./Radio Vala11_04_2016_komunikacioni

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: