Karbohidratet “e këqija” dhe rreziku për kancer

Shkup, 8 prill, 2016
Personat të cilët konsumojnë të ashtuquajturat karbohidrate të “këqija”, u kërcënohet deri në tre herë rrezik më i madh i kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës, tregojnë hulumtimet e kryera në Universitetin e Nju-Jorkut.
Shkencëtarët shpjegojnë se rezultatet e tyre kanë të bëjnë me konsumin e shpeshtë të pijeve me sheqer dhe ëmbëlsirave të ndryshme si dhe fast fudet.
Të dhënat e mbledhura nga rreth 3.200 subjekte të vëzhguar për 20 vjet nuk janë të mjaftueshme për të krijuar një lidhje të shkakut dhe pasojës midis marrjes së këtyre karbohidrateve dhe kancerit, theksojnë hulumtuesit.
Megjithatë, rritja e perceptuar e karcinomit të gjirit dhe prostatës ishte e pranishme, pavarësisht nga pesha e trupit, pirja e duhanit apo shprehive të të ushqyerit.
Sipas shkencëtarëve, janë të shumta arsyet shëndetësore të cilat karbohidratet “e këqija” duhet të zëvendësohen me ato të frutave, perimeve dhe prodhimeve nga drithërat integrale./Radio Vala11_04_2016_karbohidratet

 1,116 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: