Një minibus ka dalë nga rruga në rrethinën e Gostivarit, janë lënduar 14 persona

Gostivar, me 11 prill – 2016
Katërmbëdhjetë persona, 10 prej të cilëve fëmijë dhe 4 të rritur janë lënduar pasi që një minibus “Ford turneo”, ka dalë nga ruga rreth orës 12 e 40 minuta, në afërsi të fshatit Padalishtë të Gostivarit, në afërsi të urës, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas Josifovskit, një vajzë 10 vjeçare në gjendje kome është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa një grua më e moshuar ka fraktura.
“Automjeti, të cilin e ka drejtuar 47-vjeçari K.M. nga Padalishtë, nga shkaqe akoma të pavërtetuara ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Me këtë rast 14 persona kanë marrë lëndime të ndryshme trupore. Një vajzë 10-vjeçare menjëherë është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa 12 të tjerët, 9 prej të cilëve fëmijë të moshës deri 10 vjeçare, shoferi dhe tre femra të moshës pej 42 dhe 72 vjeçare, janë përkujdesur në spitalin e Gostivarit”, tha Josifovski.
Në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit të lënduarit janë mbajtur dhe kryhen kontrollet e nevojshme mjekësore, pas së cilës do të mbahen ose do të lëshohen në kurim shtëpiak.
Së shpejti do të fillojë ekspertiza në vendin e ngjarjes./Radio Vala11_04_2016_aksident_gostivar

 933 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: