Ademi në takim joformal të ministrave për çështje evropiane në Amsterdam

Shkup, me 12 prill – 2016
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Arbër Ademi dje ishte pjesëmarrës në takimin joformal të Këshillit për punë të përgjithshme të ministrave për Çështje Evropiane të BE-së, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës Bert Koenders në funksionin e kryesuesit me BE-në.
Në darkë, informojnë nga SÇE u diskutuan zhvillimet e fundit në Bashkimin Evropian.
“Në serinë e takimeve joformale bilaterale me kolegët e tij nga Shqipëria, Bullgaria, Turqia si dhe përfaqësues të Malit të Zi, Sllovenisë, Kroacisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, shkëmbyen mendime rreth ngjarjeve të fundit aktuale politike në vend, me fokus të veçantë rreth përgatitjes së zgjedhjeve dhe ngjarjeve lidhur me kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë”, kumtoi SÇE.
Në takimin e veçantë bilateral në ministrinë për punë të jashtme të Mbretërisë së Holandës, bashkëbiseduesit u interesuan për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme duke theksuar se vetëm zgjedhjet kredibile me rezultate të pranuara Maqedonisë do t’i sigurojnë kthim në rrugën euroatlantike.
“Zëvendëskryeministri u falënderua për mbështetjen e deritanishme të Mbretërisë së Holandës duke përfshirë edhe kohën e kryesimit me BE-në, dhe theksoi se migrantët dhe refugjatët treguan se sa është e rëndësishme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të integruar në BE sa më shpejtë”, theksohet në kumtesën e SÇE-së.Radio Vala12_04_2016_arber_ademi

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: