Han: Hapi i Ivanovit nuk është në një linjë me qeverisjen e së drejtës

Shkup, 12 prill 2016 – Hapat e sotme të presidentit Ivanov nuk janë në një linjë me atë se si e kuptoj unë qeverisjen e së drejtës, publikoi eurokomisari për zgjerim, Johanes Han në rrjetin social “Tuiter”, pas vendimit të sotëm të presidentit, Gjorge Ivanov se do t’i abolojë të gjithë politikanët të cilët lidhen me ndjekjen joligjore të komunikimeve.

Han shton se në dritë të këtyre ngjarjeve “ka dyshim serioz se janë të mundshme zgjedhje kredibile” në Republikën e Maqedonisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

“U bëj thirrje të gjithë liderëve të partive që të kthehen në bisedime dhe të fokusohen për zgjedhje korrekte dhe transparente dhe mendoj që një pjesë e asaj është pastrimi i listës zgjedhore, por gjithashtu edhe mos-bojkotimi i zgjedhjeve”, tha komisari Han.

Jozyrtarisht, në Bashkimin Evropian hapin e presidentit Gjorge Ivanov e konsidrojnë të dëmshëm për të gjithë faktorët politik në vend dhe para së gjithash për qytetarët. Vlerësojnë se me hapin e sotëm, data e zgjedhjeve 5 qershori është vënë nën pikëpyetje. /Radio Vala

12_04_2016_han

 945 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: