ITSHKSH lidhi marrëveshje me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Shkup, me 13 mars – 2016
Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani dhe kryetari iAkademisë të Shkencave të Shqipërisë, Akademik Muzafer Kërkuti, sot në ITSHKSH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi midis këtyre dy institucioneve.
Me këtë rast, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se Instituti deri më tani ka nënshkruar disa marëveshje me institucione respektive shkencore, mirëpo akti i sotëm është më i veçantë.
“Është një kthesë e madhe e Institutit, prej ku do të marrin një trajtë tjetër zhvillimet kulturore dhe shkencore te ne. Tirana dhe Shqipëria janë piemonti i shkencave albanologjike në Ballkan, dhe ne presim edhe më tepër angazhimin e tyre në këto fusha”, tha Asani.
Kryetari i ASHSH-së, Akademik Muzafer Kërkuti, tha se ky është momenti i dytë i rëndësishëm për të, pas vitit 1992, kur ishte zhvilluar një takim shumë i rëndësishëm i akademikëve, profesorëve dhe intelektualëve shqiptarë në Shkup.
“Akti i sotëm do të rrisë angazhimin tonë për të ndihmuar zhvillimet shkencore në këtë Institut, përmes takimeve, hulumtimeve, botimeve dhe projekteve të përbashkëta shkencore”, tha akademik Kërkuti.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, tha se shqiptarët e Maqedonisë, objektivisht duke qenë më të vonshëm në krijimin e institucioneve të mirëfillta arsimore e shkencore, kanë nevojë më tepër për ndihmë konkrete nga shteti amë – Shqipëria dhe institucionet e saj.
“Për këtë, do të doja që në periudhën në vijim të kemi më shumë angazhime në planin e bashkëpunimit institucional dhe ndihmës që duhet dhënë ndaj institucioneve të larta arsimore e shkencore shqipe në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Lutfiu.
Më pas në Librarinë e Çarshisë në Shkup, u zhvillua një debat me pjesëmarrjen e akademikëve Muzafer Kërkuti e Rexhep Qosja, si dhe botuesi i njohur Fatmir Toçi e drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani./Radio Vala13_04_2016_instituti_kulturor

 989 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: