Panair për turizëm, arsim dhe karrierë

Shkup, me 14 prill – 2016
Panairi i Shkupit sot është organizator i panairit të 6-të ndërkombëtar për turizëm “Skopje travel market” dhe i edicionit të 19-të të manifestimit “Ditë të arsimit dhe karrierës”.
Në Panairin për turizëm “Skopje travel market 2016” janë paralajmëruar 60 pjesëmarrës. Do të prezantohen destinacione turistike, agjenci, turoperatorë, hotele nga komunat në Maqedoni dhe nga rajoni, investitorë potenacialë në industrinë turistike, kompani për prodhimin e pajisjeve hotelierike dhe për mbështetje softuerike të turizmit. Organizatori pret që ky manifestim panairi të vizitohet nga rreth 30.000 njerëz.
Në hapjen e panairit janë paralajmëruar përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit në Maqedoni. Odës ekonomike për turizëm, Këshillimores për kulturë të Republikës së Turqisë, prej ku janë paralajmëruar edhe 50 përfaqësues të hoteleve dhe prezantime të turizmit shëndetësor, si dhe përfaqësues nga Irani dhe Mali i Zi.
Në kuadër të Ditëve të arsimit dhe karrierës, institicuonet e asimit të lartë do t’i prezantojnë mundësitë për studim në Maqedoni dhe jashtë vendit. Për herë të parë do të marrë pjesë edhe CMEPIUS – Agjencia pranë Ministrisë së Arsimit të Sllovenisë, e cila do t’i pezantojë aktivitetet e saj së bashku me katër universitete sllovene – nga Lubjana, Maribori, rajoni i Primorit dhe Nova Goricës. Këtë vit do të ketë përfaqësues edhe nga universitete nga Greqia, Çekia, Turqia dhe Bullgaria. Do të përfaqësohen edhe shumë programe dhe projekte të organizatave ndërkombëtare nga fusha e arsimit dhe sektorit të biznesit./Radio Vala14_04_2016_panair

 816 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: