OEMVP: Biznesi pëson dëme të mëdha për shkak të krizës politike

Shkup, me 14 prill – 2016
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) konsideron se biznesi, për shkak të krizës politike në vend, pëson dëme të mëdha, ekzistimi i i tij pothuajse është sjellë në pikëpyetje, ndërsa posaçërisht janë goditur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Është vështirësuar funksionimi i institucioneve, ndërsa partnerët e huaj druajnë nga bashkëpunimi dhe investimi i mëtejshëm.
“Faktorët politik, në vend që t’i kushtohen zgjidhjes së situatës, merren me interesin e tyre personal. Është vështirë të thuhet se kush është fajtor, por të gjithë duhet të jenë përgjegjës, seriozisht të sillen dhe të marrin vendime afatgjata”, tha kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha.
Për shkak të pasigurisë politike, Oda në afat të mesëm pret stagnim ekonomik, por nëse nuk ndërmarren masa urgjente, efikase, nuk përjashtohet, siç theksoi Hoxha, edhe fillim i regresit ekonomik.
Biznesmenët konsiderojnë se çdo rangim i lartë ndërkombëtar i Maqedonisë lidhur me klimën afariste në kushte të këtilla nuk është valid sepse perceptimi i kompanive të huaja është tejet më e ndryshme.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore apelon presidentin Gjorge Ivanov që ta tërheqë vendimin për falje. Në të kundërtën, thonë, do t’i shkelë të gjithë parimet demokratike në shtet./Radio Vala14_04_2016_oda_ekonomike

 871 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: