Nga e diela kufiri Maqedoni-Kosovë mund të kalohet me letërnjoftime

Prishtinë, me 14 prill 2016
Të dielën, më 17 prill, do të mbahet ceremonia solemne me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë per kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve.
Mediat vendase duke iu referuar burimeve të Ministrës së Brendshme kosovare, informojnë se kjo ceremonia do të mbahet në hapësirën ndërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Elezit nga ana e Kosovës dhe Bllacës nga ana e Maqedonisë.
Letërnjoftimet me të cilat mund të kalohet kufiri duhet të jenë biometrike.
Më 8 shkurt të këtij viti, në Prishtinë, atëherë zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur për një takim bilateral ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen ndërshtetërore për kalimin e kufirit me letërnjoftim dhe për hapjen e vendkalimit të ri kufitar Stançiq-Bellanoc.
Vetëm me letërnjoftime shtetasit e Kosovës prej vitesh mund të kalojnë kufirin edhe me Shqipërinë e Malin e Zi./Radio Vala14_04_2016_leternjoftimet_kosov_MK

 912 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: