Zëvendëskryeministri Ademi u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës

Shkup, me 14 prill 2016
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Arbër Ademi sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës Vilem Vouter Plomp.
Nga Kabineti i zëvendëskryetarit të Qeverisë kumtuan se gjatë takimit, Ademi informoi për pjesëmarrjen e tij në takimin joformal të ministrave të Këshillit për Punë të Përgjithshme në Amsterdam. Zëvendëskryeministri Ademi dhe ambasadori Plomp, gjithashtu, diskutuan ngjarjet aktuale politike në vend, në veçanti ditët e fundit, gjatë së cilës u theksua rëndësia e periudhës së ardhshme të ndërmerren hapa në drejtim të përmbushjes së detyrimeve të marrëveshjes politike dhe sigurimi i kushteve për zbatimin e zgjedhjeve demokratike dhe kredibile.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zbatimin e obligimeve të cilat dalin nga Prioritetet e Reformave Urgjente dhe u dakorduan se është e nevojës që në periudhën e ardhshme fokusi të mbahet në aktivitetet të cilët janë kyçë për perspektivën evropiane të vendit.
Ademi dhe Plomp shkëmbyen mendime edhe për sfidat dhe aktivitetet për menaxhimin me krizën e migrantëve ku veçuan edhe gjendjen dhe incidentet e fundit në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Zëvendëskryeministri Ademi gjatë bisedës theksoi se bashkëpunimi miqësor mes dy vendeve jo vetëm që duhet të vazhdojë por edhe duhet të thellohet. Ai gjithashtu u falënderua edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës, në veçanti gjatë periudhës së kryesimit të tyre me BE-në, duke theksuar se kriza e migrantëve dhe refugjatëve tregon se sa e rëndësishme është që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë integruar në BE sa më shpejtë./Radio Vala14_04_2016_arber_ademi

 1,035 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: