BE: Punojmë për zgjidhjen e situatës në Maqedoni

Bruksel, me 14 prill 2016
Bashkimi Evropian çdo ditë punon dhe realizon kontakte dhe përmes Delegacionit të saj në Shkup, si dhe përmes selisë së Komisionit evropian në Bruksel me partitë politike nga Maqedonia, me qëllim të zgjidhjes sëgjendjes së tendosur në Republikën e Maqedonisë pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për t’i aboluar të gjithë personat e prekur nga skandali me përgjimet.
Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Bruskeli, këtë në konferencën e sotme për shtyp në Eurokomision e konfirmoi zëdhënësja Maja Kocijançiç, e cila megjithatë nuk konfirmoi nëse është e mundur takim i ri liderësh në Bruksel apo në Shkup, ku sërish do të ndërmjetësonte edhe eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han.
“Ne jemi shumë mirë të njohtuar dhe jemi seriozisht të shqetësuar me vendimin e presidentit Ivanov për të aboluar një numër të madh politikanësh dhe personash zyrtar të cilët ishin lëndë e hetimeve kriminalistike. Ky vendim rrezikon të prodhojë klimë të padënueshmërisë, e nxitë sundimin e së drejtës dhe vitet e investuara në përpjekjet në vend dhe nga komuniteti ndërkombëtar dhe mund ta përkeqësojë krizën ekzistuese politike”, theksoi zëdhënësja Kocijançiç.
Sipas zëdhënëses së KE-së, vendimi i presidentit të Republikës së Maqedonisë “e minon edhe punën e rë[ndësishme të Prokurores speciale dhe ekipit të saj që janë vendosur nga Parlamenti si pjesë e marrëveshjes së Përzhinos për t’i hetuar çështjet serioze të ngritura vitin e kaluar”.
“Puna e Prokurores speciale duhet të vazhdojë dhe siç thamë gjatë ditëve të kaluara, ky vendim e rrezikon edhe të ardhmen euroatlantike të vendit. Sido që të jetë, Komisioni evropian, siç patë nga dy reagimet e përfaqësueses së lartë dhe nënkryetarit të KE-së (v.j. Federika Mogerini) dhe komisarit Han, u bën thirrje të gjitha partive politike dhe të gjithë të përfshirëve të sigurojnë që procesi të lëvizë përpara. Thoni se marrëveshja e Përzhinos është e vdekur, por ne besojmë se ende ka kohë për kthim në tryezën negociuese. Ne besojmë se mu kjo është përgjegjësi e partive politike dhe të vazhdohet me përpjekjet për t’u nxjerrë vendi jashtë krizës së tanishme politike”, është decide zëdhënësja e Eurokomisionit.
Sa u përket protestave dhe dhunës, Kocijançiç përkujtoi për mpozicionin e përhershëm të BE-së se “secila dhunë është e papranueshme”.
“Por, edhe krahas qëndrimit të këtillë të Qeverisë joformale të Bashkimit Evropian, vendimi i Gjorge Ivanov për abolim tashmë hyri në fuqi në Maqedoni. Megjithatë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian u pyet se si në vitin 2001 Eurokomisioni e përshëndeti abolimin e atëhershëm të presidentit të atëhershëm të Maqedonisë, Boris Trajkovski për pjesëmarrësit e UÇK-së në vitin 2001, me çka i njejti solli fundin e luftës në vend, e përse tani nuk e bën këtë?. Ai abolim atëherë ishte prëshëndetur sepse i vvuri fund konfliktit ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve në vend dhe tani, presidenti Ivanov thotë se ai i falë të gjithë të përfshirët në skandalin e përgjimeve, sepse ai me atë i vë fund krizës politike.
E pyetur se çfarë ka ndryshuar tani midis vitit 2001 dhe 2016, pasi që të gjithë e shohim se vendimi është sjellë që të qetësohet dhe zgjidhjet gjendja e cila për momentin po mbretëron në Maqedoni, Kocijançiq me përgjigje:
“Unë e theksova pozitën tonë dhe këtu ne qëndrojmë. Siç thash edhe dje, ndërsa kjo mbetet rast edhe sot, kontaktet tona vazhdojnë. E patë se eurokomisari Han dje u takua me tre eurodeputetët të cilët ishin pjesë e ndërmjetësimit vitin e kaluar. Ka kontakte edhe në nivel të Delegacionit tonë në Shkup dhe përmes selisë dhe ka shumë gjëra të cilat po ndodhin lidhur me aktivitetin, por pozita jonë është shfaqur sot dhe gjatë tërë kohës”, shmangi kontakt të drejtpërdrejt Kocijançiq.
Në pyetjen e gazetarit bullgari se abolimi dhe ngjarjet e tanishme janë çështje sovrane nacionale të Republikës së Maqedonisë, por nëse Hani ka në plan të shkojë përsëri në Shkup ose jo, zëdhënësja e KE-së me përgjigje:
“Siç thash, përkushtimi ynë vazhdon edhe në Shkup edhe këtu. Ka kontakte të cilat zhvillohen dhe kjo siç duket nuk është risi. E dini se IRJ e Maqedonisë është vend kandidat i cili qartë ka aspirata euro-atlantike dhe në këtë kontekst ne jemi duke punuar me të gjithë të involvuarit në mbështetje të zgjidhjes së krizës politike që për një kohë të gjatëështë duke u zhvilluar në vend”, theksoi Kocijanqiq.
Për atë nëse ekziston rreziku që Maqedonia ta humbas statusin e vendit kandidat nëse përkeqësohen gjërat dhe nëse ka procedurë ku vendi mund të shkojë mbrapa dhe ta humbas statusin, Maja Kocijançiq gjithashtu refuzoi të japë përgjigje të drejtpërdrejt.
“Nuk do të hy në skenarë spekulues për momentin. Ajo në të cilën fokusohemi ne është të shohim nëse ne mund të bëjmë diçka me qëllim që të ndihmojmë që liderët politik në vend ta zgjidhin krizën politike. Ky është angazhim jo vetëm i BE-së, por edhe i bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare, jo vetëm gjatë këtyre ditëve, por për një kohë më të largët dhe kjo gjë mbetet në fokusin tonë sot”, konstatoi Kocijançiq./Radio Vala14_04_2016_BE_kriza

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: