Protestë para Kuvendit kundër vendimit të Ivanovit

Shkup, me 14 prill 2016
Para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë filloi protesta kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që të falë 56 politikanë dhe funksionarë. Protestuesit brohorisin “Dorëheqje” dhe “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”.
Kërkojnë lirim urgjent dhe hedhje poshtë të akuzave kundër të gjithë të arrestuarve nga protestat e mbrëmshme, ngrirje të procesit për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor dhe formim të Qeverisë eksperte, e cila do të organizojë zgjedhje korrekte, demokratike dhe të besueshme. Në protestë është prezent edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Për dallim prej mbrëmë, kur protesta e organizuar nga iniciativa qytetare “Protestoj” filloi para ndërtesës së SPS-së, protestuesit sot drejtpërdrejtë u tubuan para Kuvendit./Radio Vala14_04_2016_protest_para kuvendit

About RV2

Check Also

(Video) Boksieri Egzon Maliqaj në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim 44

Egzon Maliqaj është ndër sportistët më të thjeshtë shqiptarë që kam njohur në Zvicër. I …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: