Ministri Lutfiu u takua me rektorët e USHT-së dhe UEJL-së

Shkup, me 14 prill 2016
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu sot pati takime me rektorët e Universitetit Shtetëror në Tetovë prof. dr. Vullnet Ahmeti dhe të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, prof. dr. Zamir Dika.
Siç kumtoi MASH, rektorët e dy universiteteve, Ahmeti dhe Dika, ministrit ia uruan emërimin e tij në funksion dhe duke falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm të frytshëm, shprehën bindje se ai edhe në të ardhmen do të vazhdojë me qëllim të avancimit të veprimtarisë së përgjithshme arsimore dhe shkencore.
Dy rektorët e njohtuan ministrin për qëllimet të cilat i kanë unbiversitetet në të ardhmen e afërt, si dhe për politikat arsimore të cilat planifikojnë të realizohen në veprimtarinë shkencoro-arsimore.
“Dyert e MASH-it çdoherë do të jenë të hapura ndaj institucioneve të cilat reflektojnë cilësi dhe arritje shkencore”, theksoi nga ana e tij ministri Lutfiu, qëndron në kumtesë./Radio Vala14_04_2016_pishtar_lutfiu

 1,001 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: