Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi takoi Ministrin e Drejtësisë së Letonisë z. Dzintars Rasnačs

Shkup, me 14 prill 2016
Sot Ministri i Drejtësisë z. Valdet Xhaferi realizoi takim protokolar me Ministrin e Drejtësisë së Letonisë z. Dzintars Rasnačs.
Gjatë takimit u bisedua për situatën aktuale politike si dhe për problemet e fundit si rezultat i mosrespektimit të marrëveshjes së Shkupit.

Ndër tjerash Ministri Xhaferi e informoi Ministrin Rasnačs për vendimin kontestues të Presidentit të Republikës së Maqedonisë për faljen e politikanëve të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për funksionimin e pushtetit të tretë respektivisht pushtetit dhe funksionimin e gjykatave dhe prokurorive në Maqedoni si dhe për reformat të cilat po implementohen aktualisht.

Ministri Xhaferi e informoi homologun e tij edhe për risitë në Ligjin për akademi të gjykatësve dhe prokurorëve, gjegjësisht për mundësinë që bashkëpunëtorët nëpër gjykata, prokurori dhe avokatët me pesë vjet përvojë pune si dhe notë mesatare prej 7.00 të kenë mundësi të bëhen kandidatë të kësaj akademie.

Të dy ministrat u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në sferën e gjyqësorit si dhe për shkëmbimin e përvojave në sfera të ndryshme që kanë të bëjnë me drejtësinë./Radio Vala

14_04_2016_valdet_xhaferi

 947 total views,  3 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: