Ambasadori i Kosovës, Xhemaili, mori pjesë në konferencën e Odës Ekonomike Zvicër-Evropë Qendrore

Bernë, 14 prill 2016 – I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Bernë, Mustafë Xhemaili, i shoqëruar nga Sekretari i Parë, Rexhep Bajraktari, mori pjesë në konferencën vjetore të Odës Ekonomike Zvicër-Evropë Qendrore (SEK), ku në mesin e 17 shteteve është edhe Republika e Kosovës.

I ngarkuari me punë, Xhemaili gjatë pjesëmarrjes në konferencë ka takuar Drejtorin e SEK Max Steiner dhe ka biseduar me të për mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën lidhur me ndonjë projekt konkret i cili mund të realizohet në Kosovë, ashtu siç është vepruar me shtetet e tjera në këtë regjion evropian. Drejtori i SEK, Steiner ka premtuar se për vitin 2017, do të shikohet mundësia që të shqyrtohen projekte të tilla, me interes për investim dhe mbështetje për Kosovën, në bazën e buxheteve vjetore që do të ketë kjo organizatë.

Oda Ekonomike Zvicër-Evropë Qendrore, është një organizatë ekonomiko financiar, i mbështetur nga Sekretariati për Ekonomi të Zvicrës SEKO, e cila përmes mekanizmave siç është SEK, mbështetë dhe financon projekte të ndryshme ekonomike në Evropën Qendrore. Deri tash SEK, ka përfunduar projekte të ndryshme në shtetet që i ka brenda vetes, por jo edhe ndonjë projekt në Republikën e Kosovës.

Në konferencën e 17 të SEK morën pjesë pothuajse të gjithë ambasadorët e vendeve që përfshinë organizata, përfaqësues të SEKO-s, përfaqësuesi i lartë i Bankës Nacionale të Konfederatës zvicerane, Toni Moré si dhe përfaqësuesi i lartë i Bankës Nacionale të Konfederatës zvicerane, Daniel Hanimann dhe përfaqësues të tjerë të bankave dhe të bizneseve të fuqishëm zvicerane.

Konferenca u mbajt në ambientet e firmës prodhuese dhe eksportuese, gjigantit zviceran “Bystronic Laser AG”, e cila ka 2.000 punëtorë, kryesisht specialistë prodhimi, me shtrirje në shumë vende të botës. /Radio Vala

14_04_2016_mustafe_xhemaili

About RV2

Check Also

(Video) Boksieri Egzon Maliqaj në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim 44

Egzon Maliqaj është ndër sportistët më të thjeshtë shqiptarë që kam njohur në Zvicër. I …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: