Ademi u dërgon telegram urimi Nikollës e Bajramit

Shkup, 7 mars – Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi u ka shkruar telegram urimi dy homologëve të tij nga Shqipëria dhe Kosova, Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë dhe Arsim Bajramit, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës.

Në letër urimin drejtuar ministres shqiptare Nikolla, mes tjerash shkruan se kombi shqiptar sot po shënon një datë të rëndësishme për arsimin në gjuhën shqipe.

“Puna e palodhshme dhe fisnike e mësuesve që nga rilindësit tanë dhe deri më sot ka bërë që gjenerata të shumta të arsimohen në gjuhën tonë amtare. Në këtë datë të rëndësishme për Kombin, dëshirojë të përsëris qëndrimin se bashkëpunimi në sferën e arsimit dhe shkencës mbetet prioritet në bashkëpunimin tonë të ndërsjellët. Në përpikshmëri do të angazhohemi në zbatimin e marrëveshjes e nënshkruar në Vlorë dhe në Manastir vitin e kaluar, marrëveshje kjo që thellon bashkëpunimin në sferën e arsimit dhe shkencës në mes vendeve tona”, thuhet në urimin dërguar ministres shqiptare.

Ademi, në urimin dërguar ministrit kosovar Bajrami shkruan se sot, përkujtojmë dhe shprehim respektin dhe mirënjohjen për mësuesit që pa marrë parasysh vështirësitë, punojnë me përkushtim të madh për arsimin në gjuhën shqipe. 

“Gjithashtu, më paraqet kënaqësi të madhe se sot kur po shënojmë këtë përvjetor të hapjes së shkollës së parë shqipe, dy vendet tona, Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës kanë marrëveshje për bashkëpunim në sferën e arsimit dhe shkencës. Kjo marrëveshje do të intensifikoj bashkëpunimin dhe do të evitoj pengesat eventuale në ketë bashkëpunim”, thuhet në urim./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: