Ministri Valdet Xhaferi takoi homologun e tij kroat Ante Shpërle

Shkup, me 15 prill 2016
Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi sot realizoi takim me ministrin e Drejtësisë së Kroacisë Ante Shpërle.
Ministri Shpërle uroi ministrin Xhaferi për emërimin në funksionin e ri duke i dëshiruar shumë suksese në ballafaqimin me sfidat e mëtutjeshme.
Gjatë takimit,siç thuhet në kumtesën e Ministria e Drejtësisë, u diskutua për bashkëpunimet e deritanishme midis dy shteteve dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit edhe mëtutje.
Mes tjerash, ministri Xhaferi e informoi ministrin Shpërle për situatën e krijuar në vend dhe për mundësitë dhe alternativat për t’i tejkaluar vështirësitë. Gjithashtu e njoftoi për mënyrën e organizimit dhe për reformat që po realizohen në gjyqësor.
Në takim gjithashtu u bisedua edhe për rolin dhe kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë në sistemin ekzekutiv duke u pajtuar se të dy vendet duhet të realizojnë edhe takime tjera në të ardhmen për t’i shkëmbyer përvojat e tyre./Radio Vala15_04_2016_valdet_xhaferi

 836 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: