BDI i shkruan Ivanovit: Rishikojeni vendimin tuaj për Abolim

Tetovë, me 15 prill 2016

Bashkimi Demokratik për Integrim, si palë nënshkruese e Marrëveshjes së Shkupit për tejkalimin e krizës politike, ju drejtohet me kërkesë për ta rishikuar vendim tuaj për Abolim të datës 13 Prill 2016 dhe të deklaroni një angazhim të qartë politik për tërheqjen apo anulimin e të njejtës.

Vendimi i mësipërm paraqet një ndërhyrje të drejtpërdrejt në procesin e reformave që filloi me marrëveshjen politike të 2 Qershorit 2015 dhe Protokollit të 15 Korrikut 2015, prandaj kërkojmë urgjentisht që të rishqyrtoni këtë vendim dhe në kohë sa më të shkurtër të mundshme të sillni vendim politik për të tejkaluar situatën e sapokrijuar dhe për të gjetur një mënyrë ligjore për të realizuar kërkesën e mësipërme.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Shkupit dhe agjendës së reformave./Radio Vala15_04_2016_BDI

 918 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: