KSHZ: Janë përmbushur kushtet për zgjedhje më 5 qershor

Shkup, 15 prill 2016 – Komisioni shtetëror zgjedhor, me gjashtë vota “për” dhe pa praninë e anëtarëve të opozitës solli vendim se janë përmbushur të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski dhe anëtarët e LSDM-së, Violeta Duma dhe Igor Manev u larguan nga mbledhja para se të fillojë votimi. Të tjerët njëzëri votuan se ekzistojnë kushte për organizim të zgjedhjeve kredibile më 5 qershor.

Vendimi vjen me kërkesë të faktorit ndërkombëtar që KSHZ të dalë me qëndrim përfundimtar rreth asaj nëse janë përmbushur kushtet për zgjedhje. /Radio Vala

15_04_2016_kshz

 743 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: