Ministri Xhaferi morri pjesë ne promovimin e aplikimit të IPA projektit ” Përforcimi i sundimit të ligjit”

Shkup, me 15 Prill 2016

Ministri Xhaferi sot morri pjesë ne promovimin e aplikimit të IPA projektit ” Përforcimi i sundimit të ligjit”

Në konferencë të pranishëm ishin edhe Ambasadori I Unionit Europian në Maqedoni z.Aivo Orav, Ministri i Drejtësisë së Letonisë z.Rasnaç dhe Ministri i Drejtësisë së Kroacisë z.Shpërle.
Ky projekt finansohet nga Unioni Evropian, projekt të cilin Ministria e Drejtësisë do ta zbatoj në afat kohor prej dy vitesh në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë së Letonisë dhe Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kroacisë.

Qëllimi kryesorë i projektit është mbështetja e Ministrisë së drejtësisë si dhe institucionet tjera në fushën e jurisprudences në konsolidimin e sundimit të ligjit duke përforcuar kapacitetet e tyre, duke lehtësuar harmonizimin e legjislacionit nacional me atë të Unionit Evropian dhe instrumentet kyçe të të drejtave të njeriut në Këshillin Evropian.

Ministria e drejtësië si shfrytëzues i projektit që në filim ndërrmori masa për zbatimin e vazhdueshëm të projektit, duke siguruar hapësira për këshilltarin e përhershëm në Ministrinë e drejtësisë në kuadër të këtij projekti.

Ministri Xhaferi theksoi se çelësi i suksesit të projektit do te jetë, bashkëpunimi i ndërsjelltë ndërmjet partnerëve të binjakëzimit i cili do të bazohet në partneritet dhe çiltërsi, dhe se ky projekt do te jep kontribut të rëndësishem në rritjen e efikasitetit të Ministrisë së Dretësisë dhe të institucioneve tjera.

Xhaferi potencoi se Ministria e Drejtësisë është e gatshme të jep kontribut dhe përkrahje për realizimin e sukseshëm të projektit, realizimi i cili do të mundësoj forcimin e kapaciteteve të institucioneve relevante nacionalе, dhe do të kontribuojë në sigurinë më të madhe ligjore të qytetarëve.

Ministri Xhaferi shprehi falemenderimin e tij deri te përfaqësuesit e Unionit Evropian për përkrahjen dhe bashkëpunim e vazhdueshëm, dhe uroj suksese në zhvillimin e këtij projektit edhe për dy vendet partnere. /Radio Vala

15_04_2016_xhaferi

 709 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: