Grubi: Kriza duhet të zgjidhet menjëherë sepse e gjithë shoqëria është stërlodhur

Shkup, me 16 Prill 2016

Kriza duhet të zgjidhet menjëherë sepse e gjithë shoqëria është stërlodhur nga mungesa e normalitetit, stabilitetit, sigurisë, paqës, mungesa e mundësisë së zhvillimit të biznesit, mundësisë së hapjes së vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik, por edhe nga mundësia e përditshme e përplasjeve dhe dhunës, thekson Artan Grubi, Shef i Kabinetit të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Në instancë të fundit dhe në çdo rrethanë, kjo krizë duhet të përfundojë me mbajtjen e zgjedhjeve të lira, demokratike dhe të besueshme ku qytetarët do ta kanë mundësinë që të vlerësojnë dhe të përcaktojnë të ardhmen e vendit. Të falurit nga Ivanovi duhet që menjëherë të kërkojnë nga ai që ta tërheq vendimin për ti falur ata, ndërsa ai vet duhet të gjen mënyrën e tërheqjes së menjëhershme të vendimit i cili pa nevojë komplikoi gjendjën edhe më tepër si dhe nxiti valën e protestave. Komisioni Shtetëror Zgjedhor, si institucion i pavarur dhe i përbërë edhe nga ekspert, duhet që të vijon punën me pastrimin e listës zgjedhore pa u ndikuar nga partitë politike dhe ftoj edhe qytetarët që ta ndihmojnë këtë proces pas shpalljes publike të regjistrit të votuesve. Çdo frikësim i votuesve duhet të sankcionohet menjëherë dhe qytetarët si dhe administrata publike dhe shtetërore le ta denoncojnë publikisht dhe menjëherë cdo përpjekje për presion zgjedhor. Mediat gjithashtu kanë mundësinë që të kontribuojnë në mënyrë të jashtëzakontë në rikthimin e normalitetit duke raportuar në mënyrë të paanshme dhe duke kontribuar në krijimin e atmosferës konstruktive nëpërmjet të raportimeve korrekte dhe përfshirjes së të gjitha palëve në mënyrë të barabartë. Prokuroria Speciale të vazhdojë më punën e vet transparente, pa ndikime partiake, politike, etnike, fetare ose grupore, por në përputhje me ligjin dhe sundimin e së drejtës si dhe me mbështetjen e të gjithë neve”, thekson Grubi.

/Radio Vala

16_04_2016_grubi

 844 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: