Ministri i Ekonomisë, Kuçi vizitoi Fabrikën “Fejzi” në Gostivar

Gostivar, 16 prill – Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot vizitoi Fabrikën për prodhimin produkteve të qumështit dhe djathërave ‘Fejzi’ në Gostivar, që meret me prodhimin e mocarellës dhe kashkavalleve.

Kjo kompani vepron 13 vite në tregun e Maqedonisë dhe gjatë kësaj periudhe është prodhuesi i vetëm ne treg i llojit të djathit mozzarella, që është mjaft i kërkuar në tregun tonë.

Pronari Nagip Fejzi informoi se prodhimet e tyre janë kryesisht prodhime italiane, dhe gjithashtu prodhohen sipas përvojës së marrë në Itali. Biznes të njejtë z.Fejzi ka edhe në kryeqytetin italian Romë, ku për sukseset e atjeshme në punë, z.Nagib Fejzi është shpallur edhe qytetar nderi i Romës.

/Radio Vala

16_04_2016_kuçi_fejzi

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: