Gostivar, me 16 Prill 2016
KF Gostivari ka treguar shpirtin luftarak dhe triumfues në ndeshjen e javës së 22-të, kundër Teteksit të Tetovës. Skuadra “Bardhë kaltër” e trajnerit Mensur Jakupi, triumfoi me rezultat 4:1 ndaj mysafirëve tetovar. Fitorja erdhi që në gjashtë minutat e para të takimit. Altin Loga shënoi golin e parë në minutën e 3-të, për të vazhduar më pas sulmuesi Boban Mariq me tre golat e shënuar në minutën e 6-të, 30-të dhe 64-ër.
Mysafirët golin e vetëm e shënuan në minutën e 47-të me në të Antonio Bujçevskit.
Për shkak të lëndimit të krahut, në minutën e 21-të nga loja u largua futbollisti Burak Menga.
Kjo fitore përveç se erdhi ndaj një ekipi shumë të fuqishëm dhe pretendentë për në Ligën e Parë, erdhi në moment shumë të rëndësishëm për KF Gostivarin duke shtuar edhe me shumë gjasat për ngjitje në pjesën e epërme të tabelës.
Tani Gostivari ka 27 pikë dhe ngjitet në pozitën e 8-të dhe është tetë pikë më pak se ekipi i vendit të parë.
Vlen të theksohet se sot nga tribuna Gostivarit i dhanë mbështetje të fuqishme mijëra tifozë, ndër ta edhe Grupi i Tifozëve Kastriotët.
K.S /Radio Vala