Sot 4 vjet u themelua RADIO VALA, Dritarja e Informimit

Gostivar, me 17 Prill 2016

Portali Informativ dhe Online Radio RADIO VALA, sot me 17 Prill 2016, shënon 4 vjetorin e themelimit. Ishte data 17 Prill 2012, kur për herë të parë publikisht u shfaq Radio Vala.

Që nga ajo ditë filluam misionin për të qenë një Dritare Informimi fillimisht për qytetin e Gostivarit, aty ku edhe kishim dhe kemi bazën tonë. Sot pas 4 viteve misioni ynë është edhe më madhështor. Sot me informacionet tona shtrihemi edhe jashtë Gostivarit, kuptohet në kuadër të mundësive tona që i kemi. Radio Vala sot është edhe në Zvicër prezent me gazetarin e saj, duke përcjellë aktivitetin dhe suksesin e mërgatës tonë nga ky vend.

Gjatë gjithë këtyre viteve jemi përpjekur për të qenë një Dritare e Informimit të mirëfilltë, burim informacioni i besueshëm, një vend ku lexuesit do të lexojnë dhe njoftohen me ngjarje të vërteta. Të tillë do vazhdojmë të jemi. Qëllimi është që përmes promovimit të të mirës, të kontribuojmë në përmirësimin e të së keqes.

Angazhohemi për të sjellë risi, për të qenë në hap me botën e zhvilluar. Risia në përvjetorin e katër është pamja e re e faqes – dizajni i ri i përgatitur nga Kompania e mirënjohur Albart.

Falënderojmë institucionet dhe sektorin e biznesit të cilat kanë bashkëpunuar, bashkëpunojnë dhe e mbështesin Radio Valën.

Falënderojmë edhe mijëra lexuesit tanë të cilët Radio Valën e kanë dritare të tyre të informimit.

Qëllimi jonë akoma nuk është i kompletuar, por ne vazhdojmë të punojmë të ta ndërtuar dhe përfunduar atë.

Me respekt, stafi drejtues i Radio Valës,

Gostivar, me 17 Prill 2016

image

 1,984 total views,  2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: