Specializime të bashkëfinancuara për mjekë të papunësuar dhe mjekë që nuk punojnë në IPSH

Shkup, 17 prill 2016 – Ministria e Shëndetësisë ka publikuar Shpallje për 100 specializime të bashkëfinancuara për mjekë të papunësuar dhe mjekë, të cilët nuk punojnë në institucione publike shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov sot në konferencë për shtyp publikoi se pjesa më e madhe e specializimeve do të jenë për mjekë, të cilët pastaj do të punojnë në spitale në brendësinë e vendit.

“Ministria e Shëndetësisë do të bashkëfinancojë 20 deri në 80 për qind të specilizimit të tyre dhe pastaj do të kenë kompensim të garantuar mujor. Sidomos do të kemi kudesj në gjeneratën e parë të diplomuar të studentëve nga Universiteti i Shtipit, duke pasur parasysh se këta tashmë mjekë janë nga brendësia e Maqedonisë nga qytete të ndryshme ku kemi mungesë të specialistëve, me qëllim që të tejkalohet problemi me mungesën e specialistëve në më shumë qytete të vendit”, tha Todorov.

Bëhet fjalë për shtatëdhjetë mjekë të gjeneratës së parë së studentëve nga Universiteti i Shtipit, të cilët Ministria, sipas paralajmërimit të Todorovit, gjatë kësaj jave direkt do t’i kontaktojë dhe do t’u ofrojë që të paraqiten në shpallje.

Shpallja do të zgjasë deri më 22 prill dhe mund të paraqiten të gjithë mjekësor me provim të dhënë profesionist dhe të cilët janë të papunë, respektivisht nuk punojnë në IPSH. “Këtë shpallje e bëjmë mbi të dhënat që i kemi nga Termini im dhe dërgimet nga një institucion shëndetësor në një tjetër.

Paraprakisht, theksoi Todorov ka përfunduar shpallja për specializimet e bashkëfinancuara private.

Në periudhën e kaluar në institucinet publike shëndetësore në baza të ndryshme janë pranuar rreth 4.000 punonjës shëndetësorë. /Radio Vala

17_04_2016_mjeket

 936 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: