Rekomandime për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta

Shkup, 17 prill 2016 – Për shkak të paralajmërimit për temperatura më të larta për këtë periudhë të vitit Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar rekomandim për qytetarët, duke pasur parasysh atë se, siç theksojnë nga atje, ekspozimi i përnjëhershëm në tempratura më të larta, pa adaptim gradual paraprak, krijon ndjesi të ngrohjes më intensive të ngjashme me tempraturat e korrikut dhe gusht dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore tek disa persona.

“Për këtë qëllim, rekomandohet që të vishet veshje adekuate e lehtë, të mos qendrohet gjatë në ekspozim direkt në diell, ndërsa të sëmurit kronikë rregullisht ta marrin terapinë e caktuar”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas paralajmërimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, sot dhe në dy ditët e ardhshme gjithë territori i shtetit do të përfshihet me temperatura më të larta nga e zakonshmja për këtë periudhë të vitit dhe do të lëvizin në interval prej 25 deri në 32 gradë. /Radio Vala

18_04_2016_gostivar_moti_ngrohte

 864 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: