Në “Alo mjek” javën e kaluar 1.389 thirrje

Shkup, 18 prill 2016 – Shtypje e ngritur e gjakut, kokëdhimbje, ftohje, reagime alergjike, simptome të dhimbjes dhe temperaturë e ngritur e trupit, janë simptomet më të shpeshta për të cilat janë ankuar pacientët të cilët javën e kaluar kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike “Alo mjek!”.

“Javën e kaluar janë realizuar gjithsejt 1.389 thirrje dhe të cilëve që janë paraqitur të kërkojnë këshillë mjekësore, u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike.

Linja është e kapshme çdo ditë, 24 orë, me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme të përkeqësimit të shëndetit. Këshilla mjekësore japin 25 mjekë, ndërsa thirrjet janë nga të gjitha qytetet e vendit.

Prej kur ka filluar të punojë linja telefonike për këshillë mjekësore, gjithsejt ka pasur 87.753 thirrje. /Radio Vala

18_04_2016_alo_mjek

 1,479 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: