Qendrat planore kanë mbështetjen e ministres Elezi

Shkup, me 18 Prill 2016

Ministrja e Vetëqeverisjes Lokale, z-nja Shiret Elezi sot realizoi një takim pune me udhëheqësin e Qendrës për zhvillim të rajonit planorë të Pollogut, z.Fatmir Saiti.

Me këtë rast, ministrja Elezi u informua mbi rrjedhën e punës dhe aktiviteteve në vijim si dhe për planet dhe projektet të cilët Qendra i planifikon për të ardhshmen.

Gjithashtu, ministrja Shiret Elezi shprehu gatishmërinë e sajë që edhe me tej të mbështes Qendrat planore me të gjitha mundësitë dhe kapacitet në disponim me qëllim që të përfitojnë sa më shumë komunat dhe qytetarët e Pollogut.

Z. Fatmir Saiti falënderoi ministren për takimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të cilën e ka ofruar gjithnjë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e njëherit u ftua të vizitojë Qendrën e Pollogut ku do të ishin prezent edhe kryetarët e komunave në përbërje të këtij rajoni me qëllim të njoftimit të ministres me nevojat dhe problemet e komunave. /Radio Vala

18_04_2016_shirete

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: