Çarshia e Vjetër kthen pamjen autentike

Shkup, me 18 Prill 2016

Sot, së bashku me kryetarin e Shoqatës “Esnafi” Bejtulla Morina jemi në Çarshinë e Vjetër për të parë realizimin e projektit për rregullimin e vitrinave dhe mbishkrimeve në dyqanet e Çarshisë.
Më lejoni t’ju kujtoj se ky është një projekt që synon kthimin e pamjes autentike dhe ruajtjen e vlerave kulturore të cilat i posedon Çarshia. Siç e dini secili pronar kishte mundësinë që përmes shoqatës së zejtarëve Esnaf të aplikon në thirrjen publike për rinovimin e dyçanëve, që u mbulua financiarisht nga Ministria e Ekonomisë.

Ministria e Ekonomisë angazhoi shtëpi projektuese e cila përgatiti dokumentacionin teknik për ruajtjen, restaurimin dhe adaptimin e 60 dyqaneve në bllokun 3.2 në Çarshinë e Vjetër. Për çdo dyqan është përgatitur projekt i veçantë në tri faza: pamja e mëparshme e dyqanit, situatën faktike dhe planifikimin për ndërhyrje në vitrina.

Çdo ndërhyrje është koordinuar me vetë pronarët e dyqaneve, me pëlqimin paraprak të Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës për Konservim. Vitin e kaluar, Ministria e Ekonomisë për projektin ndau 2,6 milion denarë, dhe këtë vit plus 6 milion denarë, ndërsa realizimi i plotë i këtij projekti do të kushtojë rreth 30 milionë denarë.
Sot vizituam 9 dyqanet e para, në rrugën “Evlija Çelebi” e cila është përfunduar plotësisht, ato duken shumë bukur, dhe ka ngelur të vendosen vetëm mbishkrimet që tashmë janë gati.
Do të doja të theksoj se gjatë realizimit janë përdorur materiale cilësore, duke respektuar autenticitetin e tyre dhe elementet tradicionale në to. Vitrinat nga hekuri dhe plastika janë larguar, dhe tani dominon druri i një cilësie të lartë.

Puna vazhdon në përputhje me afatet kohore të përcaktuara edhe në rrugicat tjera brenda bllokut 3.2. dhe jam veçanërisht i kënaqur që zejtarët kanë shfaqur kënaqësi të madhe për këtë që kemi bërë, ndërsa interesi tek pronarët tjerë është në rritje, dhe shpresoj se ky projekt do ta mbulon tërë Çarshinë, dhe lokacioni më atraktiv turistik në Shkup do të merr pamjen që e meriton. /Radio Vala

18_04_2016_dyqanet_carshi

 1,072 total views,  5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: