Ahmeti takon Ambasadorin Holandez: Kriza tejkalon kufijtë e Maqedonisë

Tetovë, me 18 Prill 2016

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritir sot në selinë e BDIsë në Tetovë Ambasadorin holandez në Maqedoni, z. Wouter Plomp.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Plomp diskutuan rreth krizës politike në vend dhe mundësive për tejkalimin të situatës së rëndë politike.

Kryetari Ahmeti ritheksoi që vendimi i Ivanovit është i paparanueshëm dhe duhet të tërhiqet menjëherë.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes së Shkupit, ndërsa konsideron që këtë situatë mund ta zgjidh vetëm vullneti qytetar i shprehur në zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme.

Vendi po përjeton ditë të vështira dhe është përgjegjësi e të gjitha partive politike qē të angazhohen për ti dhënë fund kësaj krize e cila po cënon përditshmërinë e qytetarëve dhe aspiratat EuroAtlantike të vendit.

Kriza aktuale tejkalon kufijtë gjeografik të vendit, prandaj liderët e përgjegjshëm duhet me syçeltësi ti ndjekin zhvillimet dhe me sinqeritet ti rreken punës për ta nxjerr vendin nga kriza. /Radio Vala

 970 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: