Ministri i Drejtësisë Xhaferi në mbledhje për Kodin civil

Shkup, 18 prill 2016 – Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi sot ka mbajtur mbledhje me përfaqësues të grupeve të veçanta të Komisionit për hartim të Kodit civil.

Në mbledhje është diskutuar për vijimin e deritanishëm të përgatitjes së Kodit civil, i kuptuar si sistem i vetëm i normave civile-juridike, për pengesat në raport me kodifikimin, si dhe afatet për përfundim të tij.

Xhaferi, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë ka theksuar se afati përfundimtar për hartim të Kodit civil është qarshori i vitit 2017.

Komisionin e kryeson kryetari pr.dr. Gale Galev, ndërsa në të janë të anëtarësuar profesorë dhe ekspertë të shkencave juridike nga vendi, si dhe bashkëpunëtorë të jashtëm, profesorë dhe ekspertë nga vendet e huaja. /Radio Vala

 837 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: