BE-ja konfirmoi se të premten në Vjenë do të ketë takim të liderëve

Bruksel, 18 prill 2016 – Komisioni Evropian para pak kohe zyrtarisht konfirmoi se u është dërguar ftesë liderëve të katër partive më të mëdha politike në Republikën e Maqedonisë, VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, për organizimin e takimit të liderëve gjatë ditës së premte në Vjenë së bashku me tre eurodeputetët Ivo Vajgëll, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan dhe eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, edhe pse paraprakisht ka konfirmuar se “Han është i interesuar për takim urgjent”, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e eurokomisarit Han, tani konfirmoi takim të ri të liderëve të premten me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në kryeqytetin e Austrisë.

“Delegacioni i BE-së në Shkup dërgoi letër-ftesë në emër të tre eurodeputetëve për takimin e komisarit Han me liderët partiakë të vendit, që do të mbahet në Vjenë gjatë të premtes më 22 prill. Qëllimi i takimit do të jetë që të bisedohet për mënyrat për zgjidhjen e krizës dhe të sigurohet se liderët do të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe me prioritetet reformuese”, theksoi Kocijançiq për MIA-n.

Gjithashtu, zëdhënësja e BE-së konfirmoi se për shkak të keqësimit të fundit të ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë, komisari Han është i gatshëm të takohet me liderët në afat sa më të shkurtër dhe se “ata duhet të tregojnë gatishmëri për ta kthyer vendin e tyre në rrugën euroatlantike”.  /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: