Benzina shtrejtohet, diseli me çmimin e vjetër

Shkup, 18 prill 2016 – Çmimet e benzinës prej sonte në mesnatë rriten për gjysmë, gjegjësisht një denar, ndërsa çmimi i Eurodiselit dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri nuk ndryshohen.

Sipas vendimit të Komisioni Rregullator për Energjetikë, çmimi me pakicë i Eurosuper 95 rritet për një denar dhe do të arrij 62 denarë, ndërsa Eurosuper 98 shtrenjtohet për 0,5 denarë dhe do të kushtojë 63,50 denarë.

Çmimet me pakicë të Eurodiselit dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri nuk ndryshojnë, mbeten 44 dhe 32,50 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 HC rritet për 0,703 denarë për kilogramë dhe do të arrijë 16,931 denarë.

Sipas Komisionit, çmimet reja janë rezultat i çmimit më të lartë të naftës në tregjet botërore në periudhën e fundit 14-të ditore, si dhe kurs më i ulët i denarit në krahasim me dollarin. /Radio Vala

18_04_2016_derivate

 2,032 total views,  2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: