BE: Han dëshiron sa më shpejt të takohet me liderët politikë nga Maqedonia

Bruksel, 18 prill 2016 – Maja Kocijaçiq, zëdhënësja e eurokomisarit për negociata për zgjerim Johanes Han, theksoi për MIA se komisari dëshiron të takohet me të katër liderët politikë nga Maqedonia dhe ata të jenë në disponim në çdo moment kur do t’i thërrasë, me qëllim që të zgjidhet kriza politike në vend i cili përjeton kthesa të vazhdueshme.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Kocijançiq pohon se Brukseli zyrtar është i shqetësuar për përkeqësimin e gjendjes në Maqedoni dhe se Han është në kontakt të vazhdueshëm me liderët politikë të Maqedonisë me qëllim që “ata t’i kthehen marrëveshjes nga Përzhina dhe në reformat prioritare”.

“Komisari Han është i gatshëm të takohet me liderët shumë shpejt. Ata duhet të tregohen të gatshëm që ta sjellin vendin e tyre prapë në rrugën euroatlantike”, theksoi Kocijançiq për MIA-n.

Në të njëjtën kojë, në informatën se tre eurodeputetët Ivo Vajgël, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan tashmë e kanë thirrur Nikolla Gruevskin, Zoran Zaevin, Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin në takimin e përbashkët me komisarin Han këtë të premte në Vjenë, një pjesë nga partitë liderët e të cilëve duhet të marrin pjesë në këtë takim konfirmuan se kanë marrë “paralajmërim”, por jo edhe ftesë zyrtare për një takim të këtillë.

Nga kabineti i eurokomisarit për negociata për zgjerim thonë se “nuk mund ta konfirmojnë këtë takim”. /Radio Vala

 1,044 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: