Ministrja Shiret Elezi u takua me Benxhamin Mor, udhëheqësin e GIZ-t në Maqedoni

Shkup, me 19 Prill 2016

Ministrja e Vetëqeverisje lokale, Shiret Elezi u takua me udhëheqësin e Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtarë (GIZ), Benxhamin Mor dhe bashkëpunëtorët e tij me të cilët pati një takim miqësorë dhe të frytshëm.

Në këtë takim ministrja Elezi theksoi se çmon lartë aktivitetet dhe përpjekjet e shumta të Shoqatës Gjermane për bashkëpunim ndërkufitarë për përmirsimin e gjendjes së qytetarëve të Maqedonisë duke nënvizuar se sukseset e deritashme inkurajojnë të shpresojmë në bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe njëherit thellimin e tij në më shumë sfera të jetës. Ministria e Vetëqeverisje Lokale deri tani ka pasur bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën gjermane GIZ parasegjithash në zhvillimin regjional dhe mënjanimin e dallimeve zhvillimore mes Rajoneve planore në Republikën e Maqedonisë. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Kryetari i FC Besës së Winterthur-it, Edip Dalipi në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim, emisioni i 54-të, Bashkëbisedues: Edip Dalipi, Kryetar i FC Besës së …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: